Edhe 48 biznese të tjera janë regjistruar në adresa “Kosovo i Metohija, Serbia”

Analisti kosovar, Xhevdet Pozhari ka bërë të ditur se edhe 48 biznese të tjera qenkan regjistruar në adresa “Kosovo i Metohija, Serbia”.

“Për 10 ditë pune nga Komisioni për verifikimin e dosjeve në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, nga 660 dosje sa qenkan kontrolluar deri më tani, përveç Klan Kosova dhe Artmotion, edhe 48 biznese të tjera qenkan regjistruar në adresa “Kosovo i Metohija, Serbia”, Djakovica, Peç, Gilane…

Thashë t’ju kallxoj kolegëve që kanë me dal në protestë se duhen me e bo një kalendar aktivitetesh protestuese edhe për këto bizneset tjera. Masi keni vendos me mbrojt oligarkë dallaveregji, në “emër të fjalës së lirë”, duhet me protestu edhe për këta tjerët.

Mandej, ky numër ka gjasa të rritet në vazhdimësi se kish shumë që po bëjshin kësi “gabime teknike”. :p”, ka shkruar ai.