E rrahu gazetarin dhe ia theu kamerën teksa xhironte aksidentin, arrestohet dhunuesi!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është arrestuar një 43-vjeçar nga Rosomani, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht një gazetar teksa ka qenë duke xhiruar një aksident.

“Më datë 19.07.2023, npunësit policor nga DPB Kavadar kanë arestuar L.R.(43) nga Rosomani. Ai, më datë 18.07.2023 në dalje të Rosomanit, në mënyrë agresive është sjellë ndaj gazetarit i cili ka qenë duke xhiruar inserte nga aksidenti, kurse më pas edhe e ka dëmtuar kamerën e tij. Personi është dërguar në Stacionin Policor në Kavadar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në njoftim.