E BUJSHME! Fundoset biznesmeni Gjoka, dalin përgjimet e planit me Bajrin për vrasjen e Gjin Ndojit: Veç vrite…
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me operacionin e SPAK një ditë më parë, ku si finalizim i tij në pranga ranë ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, dhe ish-polici Ardit Hasannega dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, por edhe të tjerë.
Mësohet se biznesmeni Gjoka ka dalë në përgjime duke bërë plane me Behar Bajrin për të kryer vrasje. Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshëm jo shqiptarë, por kombësi te tjera për të realizuar vrasjen, por me vonë rezulton se vrasjet i kryejnë shtetas shqiptarë.