Dronët ukrainas sulmojnë Moskën?! Kremlini publikon pamjet

Dronët ukrainas sulmojnë Moskën?! Kremlini publikon pamjet

Dronët ukrainas sulmuan Moskën herët të dielën, por nuk pati viktima, tha kryebashkiaku Sergey Sobyanin.

Përmes një mesazhi në Telegram, Sobyanin shtoi se pjesa e jashtme e dy ndërtesave të zyrave në qytet ishin “pak të dëmtuara por nuk ka viktima”.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi se dy drone u përfshinë në sulm dhe më pas u rrëzuan në perëndim të rajonit të Moskës, duke cituar agjencitë e zbatimit.

Ukraina nuk ka komentuar ende. Pamjet e publikuara nga TASS duket se tregojnë dëmtime në dritaret e një ndërtese të lartë. Ndërtesa ndodhet në rrethin Presnensky në Moskë dhe përdoret nga Ministria e Zhvillimit Dixhital, Komunikimit dhe Masmedias së Rusisë.

Ministria ruse e mbrojtjes gjithashtu pretendoi se një tjetër dron u shkatërrua mbi distriktin jugperëndimor të Moskës, Odintsovo.