Lëvizja BESA: Grubi, ASH dhe Qeveria mos derdhin lot krokodili, por të japin llogari për zhvillimet e fundit dhe pasuritë e fshehura!
Artan Grubi nuk duhet të derdhë lot krokodili por duhet të dalë në konferencë për media dhe tu përgjigjet tre pyetjeve:
A është i përfshirë ai në krime dhe a bashkëpunon me strukturat kriminele nëntokësore të RMV-së të cilat tani po përpiqen të pastrojnë “hesape me të”? Sepse këtë dyshim e ngjallin reagimet e sinkronizuara dhe të menjëhershme të funksionarëve të BDI-së, ASH-së, dhe LSDM-së në Qeveri.
Ose e dogji vetë me qëllim veturën e tij personale për ta devijuar vëmendjen e opinionit nga informacionet që po dalin për çdo ditë dhe nxjerrin në pah dyshimet për përfshirje në krim, korrupsion të liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe funksionarët e tjerë të BDI-së, si dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga ana e tij të cilën e dëshmoi edhe vetë zëvendëskryeministrja Gërkovska.
Dhe e treta, fakti që veturën e tij luksoze e ka regjistruar në emër të tjetër kujt, Artan Grubi duhet të japë llogari edhe sa prona të tjera të tij i ka të fshehura në emër të tjetërkujt, të familjarëve të tij dhe njerëzve tjerë të besueshëm. Nëse Grubi nuk e bënë këtë, u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse si Komisionit për Anti Korrupsion dhe Prokurorisë publike që të fillojnë hetimet për Artan Grubin në bazë të kompetencave të tyre.
Ne si Lëvizje BESA nuk besojmë se kjo ngjarje të ndodh rastësisht, vetëm disa orë pas daljes në media të nënkryetarit të Lëvizjes BESA, Fatmir Limani ku shpalosi informata të reja lidhur me dyshimet për krim dhe korrupsion të liderit dhe familjes së Ali Ahmetit si dhe informatave të reja që vazhdimisht i shpalosin mediat. Për ata që 20 vite në pushtet po e rrjepin popullin, nuk kushton asgjë djegia e një veture për të devijuar vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve.
Po ashtu edhe ASH dhe funksionarët e saj, duhet të dalin para qytetarëve dhe të japin llogari pse heshtën për të gjithë dyshimet për krim që dalin për BDI-në dhe liderin e saj dhe u “bënë të gjallë” kur duhej të mbrohet Artan Grubi.
I bëjmë thirrje udhëheqësve të ASH-së të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe mbështetësve të tyre dhe jo të Artan Grubit.
Dhe për fund, shpresojmë që Artan Grubi, me ndihmën e ASH-së, në vend që të luajnë rolin e viktimës, të dalin në opinion dhe ti sqarojë arsyet për djegien e veturës!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur
- Mucunski për vendimin e SHBA-ve për vizat: Muajt e ardhshëm do të habiteni pozitivisht me politikën e vizave ndaj RMV-së
- Tetovë: 19 shoferë të gjobitur për parkim të parregullt, 17 vetura tërhiqen me “merimangë”
- Dy anëtaret e reja të Këshillit Gjyqësor bënë betimin solemn në Kuvendin e RMV-së
- Kallëzime penale, arrestime dhe aksidente trafiku në mbarë vendin
- Ndalohen 33 ueb-faqe të paligjshme për të lojëra fati në Maqedoni, deri tani janë ndaluar gjithsej 307
- Janevska në takim me përfaqësues të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin – vazhdon angazhimi i përbashkët për parandalimin e të rinjve nga veset
- Një banor i Kumanovës goditi një oficer policie me veturë dhe vazhdoi të ngiste makinën, pati edhe të shtëna me armë
- Peticion në qeveri, kërkohet që të ketë gjoba për hedhjen e mbeturinave nëpërmjet “Safe City”
- Brenda një jave në Maqedoni u sëmurën 2.322 persona me grip