Ditë të zeza për Britaninë, bie besimi i qytetarëve tek qeveria

Në vitin 2006, britanikët besuan tek qeveria e tyre më shumë se në çdo shtet tjetër evropian. Por tani situata ka ndryshuar.

Besimi publik tek qeveria në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë në vitet e fundit, ndërsa është rritur në vende të tjera evropiane, tregon një sondazh i kompanisë “Gallup”.

Grupi analitik amerikan ka konstatuar se vetëm një në 3 britanikë kanë besim tek liderët e tyre, kuota e dytë më e ulët në grupimin G7, ku bëjnë pjesë vendet më të pasura.

Në të njëjtën kohë, besimi publik tek qeveritë e Gjermanisë, Francës dhe Italisë u rritën mes viteve 2006 dhe 2022.

Kur “Gallup” mati për herë të parë besimin kombëtar në të gjithë botën thuajse dy dekada më parë, qeveria laburiste e Tony Blair kishte një nga kuotat më të larta të besimit në G7, në 49 për qind.

Por në 2022-shin, besimi tek ekzekutivi ra në 38 për qind, sidomos mes britanikëve që më parë aprovonin lidershipin e vendit.

Ky është niveli më i ulët i besimit në botë, tregon “Gallup”. Ndërkohë që në Itali, besimi publik u rrit nga 24% në 2006-n në 41 për qind në 2022-shin, ndërsa në Francë rritja ka qenë nga 32 në 46%.

Në Gjermani, nën lidershipin e Angela Merkel dhe tani të Olaf Scholz, vendi ka regjistruar besimin më të madh të qytetarëve, nga 32 në 61%, duke konsoliduar pozicionin në radhët e elektoratit.