David de Gea pritet të jetë ylli i radhës që do të transferohet në Arabinë Saudite.
Spanjolli është lojtar i lirë që nga 1 korriku, kur edhe i skadoi kontrata me Manchester Unitedin.
De Gea është në bisedime për kontratë të re, por ai pritet që të largohet këtë verë pasi “Djajtë e Kuq” janë afër transferimit të portierit të Interit, Andre Onana.
closevolume_off
Kësisoj, “Sky Sports” ka raportuar se sipas të gjithave gjasave, “gardiani” spanjoll do të nënshkruajë me Al-Nassr.
32-vjeçarit thuhet se i është ofruar pagë javore prej 300 mijë eurosh.
Ish-portieri i Atletico Madridit besohet se ka marrëveshje në parim me klubin nga Arabia Saudite.
David de Gea nga viti 2011 ishte pjesë e Manchester Unitedit.