Bluza e famshme e princeshës Diana, së shpejti në ankand

Xhupi kuq e bardhë i Princeshës Diana, i njohur si “delja e zezë”, e humbur prej dekadash, do të dalë për herë të parë në ankand në Sotheby’s në Nju Jork më 7 shtator. Pritet të shitet për 70,000 £ (81,000 €).

Kanë kaluar pothuajse tre dekada nga vdekja e Princeshës Diana. Për vite me radhë, koleksionistët mbretërorë kanë luftuar për të zotëruar një nga artikujt e princeshës kur ato dalin në ankand.

Princesha Diana e Uellsit vdiq në gusht 1997 në një aksident automobilistik në Paris.

Bashkë me të vdiq edhe partneri i saj në atë kohë, biznesmeni egjiptian Dodi Fayed. Atë natë, më 31 gusht 1997, çifti u largua nga hoteli Paris Ritz rreth mesnatës dhe duke vozitur me shpejtësi të madhe në përpjekje për të shmangur paparacët, shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas në një shtyllë tuneli.

Funerali i princeshës u ndoq nga 2.5 miliardë njerëz në mbarë botën.

Prej fejesës me Princin Charles, punës humanitare dhe karizmës së pazakontë, Princesha Diana ka tërhequr vëmendjen e publikut botëror, dhe konsiderohet si një nga femrat më të njohura dhe më të fotografuara në botë.

Vizita e fundit humanitare

Në gusht 1997, Diana vizitoi Bosnje dhe Hercegovinën, ku u takua me viktimat e minave tokësore si pjesë e fushatës së saj për të tërhequr vëmendjen ndaj problemit global të municioneve të pashpërthyera.

Diana kaloi tre ditë në BiH dhe vizitoi viktimat në disa qytete dhe u dha atyre mbështetje dhe shpresë për një të nesërme më të mirë.

Kjo vizitë në Bosnje dhe Hercegovinë ishte vizita e fundit humanitare e princeshës së dashur, sepse njëzet ditë më vonë ajo vdiq në një aksident automobilistik në Paris.