Bayern Munich dhe Liverpooli ‘në luftë’ për yllin e Real Madridit

Bayern Munich dhe Liverpool kanë treguar një interesim të madh për nënshkrimin e Aurelien Tchuameni nga Real Madrid, sipas Diario AS.

Thomas Tuchel dëshiron një përmirësim të mesfushës te Bayern dhe admiron francezin edhe pse ende nuk është bërë një ofertë për te skuadra spanjoll.

Ndërkohë, Liverpooli, i cili ishte i etur pas Tchouameni para se të largohej nga Monaco, është rikthyer në gjueti për francezin.

Jurgen Klopp e dëshiron mesfushorin në skuadrën e tij me Fabinhon dhe Jordan Henderson të vendosur të largohen.

Megjithatë, Real Madrid e ka bërë të qartë se Tchouameni nuk është në shitje. Nga ana e lojtarit, gjithashtu nuk dëshiron të largohet pasi beson se ka një të ardhme të ndritur në Real Madrid.

Verën e kaluar, klubi madrilen shpenzoi 100 milionë euro te Monaco. Ata nuk do ta shesin më pak nëse do të donin.