Deputeti Bastri Bajrami ia ktheu shpinën Lëvizjes Besa, përcjell TV21. Bajrami tashmë ka njoftuar Kuvendin se do të veprojë si deputet i pavarur. Me këtë Lëvizja Besa mbetet me një deputet, respektivisht me Fadil Zendelin.
“Unë i poshtë nënshkruari, deputeti Bastri Bajrami, ju informoj se duke nisur nga sot, do të veprojë si deputet i pavarur në kuadër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shkruhet në njoftimin që Bajrami ia ka dërguar Kuvendit.