Bastisje në Shkup, policia ka arrestuar funksionarë të BDI-së, inspektorë dhe biznismenë

Një aksion me përmasa të mëdha është zhvilluar sot nga policia në Shkup informon Tetovasot.

Aksioni i përgjithshëm i policisë ka ndodhur sot në mëngjes duke kryer bastisje në disa lokacione në kryeqendër.Sipas informacioneve të para janë ndaluar disa persona – biznesmenë, inspektorë, ndër të cilët edhe zyrtarë të BDI-së. Duke pasur parasysh profesionet e të arrestuarve, ata dyshohen për vepra penale që lidhen me mashtrimin tatimor dhe pastrimin e parave.

Nga MPB konfirmojnë se janë duke u bërë bastisje, ndërsa për detajet e krimeve të këtij grupi të organizuar dhe personat e arrestuar do të informojnë gjatë ditës së sotme.