Arrestohet tetovari për ngacmim dhe incizim të paautorizuar me celularë

Dje (25-korrik) në ora 18:20 në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin A.A. (46) nga Tetova. I cili më herët është raportuar nga Xh.S. (21) se e ka ngacmuar atë dhe shoqet e saj në një restorant në të njëjtën rrugë, duke i filmuar me celular. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo