Njësitit për krim ekonomik dhe kompjuterik në kuadër të Sektorit të Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër M.A.(38) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumenteve”, i dënuar me nenin 378 të Kodit Penal.
“I denoncuari ka blerë patent shofer të Maqedonisë së Veriut fals për ngasjen e automjeteve prej kategorisë A dhe B, me të dhënat e tij personale dhe të njëjtën gjatë vitit 2022 e ka paraqitur si të vërtetë për të shkëmbyer te institucionet kompetente në Itali”, qëndron në njoftimin e MPB-së.