Katër persona janë arrestuar në Shqipëri për trafikim të makinave të vjedhura nga Maqedonia të cilat i shisnin si pjesë këmbimi në Shqipëri. Në mesin e të arrestuarve është edhe 44-vjeçari A. A., banues në Strugë. Sipas policisë shqiptare katër bashkëpunëtorët trafikonin mjete motorike nga Maqedonia e Veriut, i dislokonin ato në zonën e Strugës dhe më pas nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e fshatrave Rrajcë-Sutaj, i kalonin në territorin shqiptar dhe i çmontonin në qytetet e Elbasanit ose Tiranës, me qëllim shitjen e tyre si pjesë këmbimi. Policia thotë se vijojnë hetimet për të kryer dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në të.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ambasada e SHBA në Tiranë poston mesazhin e Rubios: Liria e shprehjes në Evropë po gërryhet
- Droga dhe tableta të gjetura gjatë bastisjes në Burgun e Idrizovës
- Serbia përdor paratë e BE-së për të blerë teknologji nga kompania ruse e sanksionuar Papilon
- 35-vjeçari nga Dibra kallëzohet për kërcënime përmes aplikacionit mobil
- Ky është burri i cili vdiq në aksidentin e mbrëmshëm
- Bibliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro
- Ademi: Ahmeti dhe Mickoski do të diskutojnë zgjedhjen e qeverisë me Badenter
- Gjykata Speciale drejt verdiktit final për çlirimtarët, lirim apo dënim?
- Zv. ministrja e Jashtme e Bullgarisë: Për momentin nuk po shohim asnjë përparim në Maqedoni
- Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur