Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi i pyetur në lidhje me largimin e dy deputetëve nga kjo parti, Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiku, tha se shpreh keqardhje për rrugën e zgjedhur nga këta dy deputetë.
Sipas tij, partia i ka trajtuar mirë, megjithatë vendimi është i tyre,
Ademi tha se në pikëpamje të shumicës parlamentare, kjo nuk ndryshon asgjë.
“Shprehim keqardhjen tonë të thellë për rrugën të cilën e kanë zgjedhur dy deputetët tanë, për arsye se prej mediumeve dje jemi njoftuar se janë përcaktuar për një rrugë tjetër politike, por opinioni dhe ju e dini se kanë qenë të trajtuar mirë. Kanë patur pozicione të larta partiake, politike brenda BDI-së, nga vet kryetari Ali Ahmeti gjithashtu janë trajtuar me përkëdhelie dhe kanë qenë bartës të përgjegjësive institucionale si rrjedhojë e besimit që ua ka dhënë BDI dhe qytetarët”, deklaroi Ademi.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Një banor i Kumanovës goditi një oficer policie me veturë dhe vazhdoi të ngiste makinën, pati edhe të shtëna me armë
- Peticion në qeveri, kërkohet që të ketë gjoba për hedhjen e mbeturinave nëpërmjet “Safe City”
- Brenda një jave në Maqedoni u sëmurën 2.322 persona me grip
- Spasovski takon ambasadorin shqiptar: Theksohet bashkëpunimi dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor
- Policia e arrestoi kumanovarin 40 vjeç, duke i ngritur edhe kallëzim penal
- Zbulohet identiteti e të arrestuarve në aksionin kundër keqpërdorimeve tatimore në DAP, për disa kërkohet paraburgim
- Dorëheqje kolektive e Kryesisë së Partisë, hapet rruga për freski dhe reforma në Aleancën për Shqiptarët
- Hoti kërkon dorëheqjen e Abdixhikut: Nëse nuk ka përgjegjësi, jap dorëheqje nga Kryesia e LDK-së
- Zuli Demiri pas mbylljes së zgjedhjeve: Angazhimi im për të mirën e komunitetit nuk do të ndalet
- Përleshje fizike në një avion në Aeroportin e Shkupit