Arbana tregon arsyen pse u dashurua në Eduardin

Një ndër çiftet më të njohura të showbizit, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj disa javë më parë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në në Toskana të Italisë.

E teksa dyshja po shijojnë akoma pushimet me njeri-tjetrin, së fundmi moderatorja ka zbuluar një ndër arsyet se pse e dashuron kaq shumë bashkëshortin e saj.

Ajo ka postuar një video në Instagram, ku ka treguar Eduartin duke kërcuer dhe duke kënduar në një nga klubet e Danimarkës, ndërsa krahas saj ka shkruar: “Një nga arsyet 7282829 pse e dua”.

“Nuk ka pirë asnjë gotë”, ka shkruar Arbana duke vënë në dukje se Eduarti nuk i duhet që të pijë alkool për të qenë kaq i lumtur dhe mesa duket ai kështu është gjithmonë prandaj moderatorja e dashuron kaq shumë.

Kujtojmë që nga lidhja e tyre disa vjeçare çifti kanë dy fëmijë së bashku, Dielli dhe Zoi ndërsa Arbana ka dhe një djalë tjetër nga martesa e parë, Jonin.