30 ditë paraburgim për Sefer Nasufin, i cili plagosi rëndë shefin e policisë së Strugës Dritan Ajro. 44 vjeçari, nga fshati Veleshtë i Strugës do të përgjigjet për veprën penale tentim për vrasje. Prokuroria zbardhi detajet rreth incidentit të një dite më parë. “Derisa viktima ishte në veturën e tij, i dyshuari e ka parakaluar në afërsi të Qendrës mjekësore në Strugë dhe e ka parkuar makinën paralelisht me të. Fillimisht ka filluar t’i bërtiste dhe ta kërcënonte me armë se do ta vriste, duke akuzuar shefin e policisë se ka dërguar vazhdimisht policë për ta ndjekur. I dëmtuari ka dalë nga automjeti dhe mes tyre ka ndodhur një përleshje e shkurtër fizike, pas së cilës kalimtarët i kanë ndarë. Viktima ka hipur në veturë për të thirrur policinë, por në atë moment i dyshuari ka parkuar veturën pas tij, ka dalë me thikë në dorë dhe e ka prerë nën nofullën e poshtme në drejtim të qafës, me gjatësi 11 dhe thellësi prej 5 centimetrash. Menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Strugë propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, sepse ekziston rreziku i arratisjes, mundësia e ndikimit mbi viktimën dhe dëshmitarët si dhe ta përfundojë tentativën për vepër penale.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mickoski: U shpartalluan gënjeshtrat e cekëta të LSDM-së, do të bëj gjithçka që të gjendet një zgjidhje që blerës dhe qytetarët të mos dëmtohen
- 13-vjeçarja që u raportua e zhdukur, dyshohet se u dhunua nga një 21-vjeçar
- Mickoski: E dinin se kush është Macura, dokumentet e konfirmojnë- Qeveria e LSDM-së merr vendim për marrëdhënie afariste me Alta Bankën
- Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet parlamentare: “Besoj se po”
- Kurti takohet me Macronin në Pallatin Élysée, në fokus integrimi evropian
- Rritja e çmimit të rrymës deri në 5%, qeveria përgatit masa për të zbutur shtrenjtimin
- Sveçla pas arrestimit të shtetasit gjerman dhe sekuestrimit të 43 armëve: Lufta kundër krimit të organizuar mbetet e palëkundur
- Për një banesë prej 63 metrash katrorë janë paguar 200 mijë euro, a do të ndalet rritja e çmimeve?
- Gërvalla: Raporti i KE-së evidenton progres në sundimin e ligjit, reforma në drejtësi mbetet prioritet
- Mexhiti: BDI i hapi rrugë “botës serbe” përmes politikës, nëntokës dhe bankave