23 vite premtohet sallë sportive në Bogovinë, Kryetari i komunës, Ministri dhe zv ministri janë të BDI-së. Qyetarët: Na mbytën me rrena, TURP për BDI-në
Mbi 23 vite premtim për sallën në komunën e Bogovinës ende nuk ka asgjë. Edhe pse ministrat e Arsimit kanë qenë të BDI-së, kryetari i komunës gjithmon i BDi-së, sërish nuk ka asnjë leëvizje për sallën e Sportit në Bogovinë, raporton TS.
Premtimet vazhdojnë ende, kryetari Besnik Emshiu nuk e mohon e as ministri e zv.ministri që janë nga radhët e BDI-së nuk thonë kurrë jo, por salla ende nuk bëhet.
Qytetarët nuk besojnë më rrenave të BDI-së, dhe as që ëndërrojnë se salla e sportit do të bëhet ndonjëherë.
“Kjo sallë sportive në Bogovinë është premtuar që 23 vite, është edhe e shkruar që nga ish kryetari i ndjerë Hazbi Idrizi” thotë në banorë i Bogovinës i cili thotë se është shumë e rëndësishme për nxënësit dhe komunën.
“Fajtorë është edhe komuna edhe ministria” shprehet një tjetër.
“20 vite premtim, turp, krjet institucionet i kanë fajët” thotë banori i revoltuar i Bogovinës i cili ka qenë edhe premtim i BDI-së.
Drejtori i Shkollës së Bogovinës Enes Misimi për TS u shpreh se kanë pasur premtime të shumta për sallën sportive, pasi 900 nxënës aktivitetet sportive i kryjnë në rrugë.
Nga komuna e Bogovinës, Menur Asani për TS u shpreh se çështja e sallës është m obligim pasi ka shumë nxënës dhe është nevojë shumë e madhe e Bogovinës.
Kryetari i komunës Besnik Emshiu për TS u shpreh se salla sportive ka qenë edhe premtim elektoral, ministri dhe zv.ministri kanë premtuar se këtë vit do të fillojë sallën, ka vonesa por do të bëhet.
Nga ministria e Arsimit theksojnë se me ribalancin e ri është vendosur salla e sportit në Bogovinë dhe do të parashihen mjetet për ndërtimin e saj./TS/