Ngasësi i Formulës, Lirim Zendeli nuk e harron asnjëherë prejardhjen e tij.
Piloti shqiptar me nënshtetësi gjermane e fitoi garën e parë në USF Pro 2000 Championship me ekipin e tij, TJ Speed Motorsports në Grand Prix of Roar America, shkruan “Gazeta Express”.
Dhe, pasi triumfoi në këtë garë, ngasësi shqiptar nga Maqedonia e Veriut zgjodhi të festonte me flamurin kombëtar shqiptar.
Gjithashtu, edhe në mbrojtësen e tij në kokë e mbante flamurin kuqezi.
23 vjeçari e mbylli garën e dytë me ekipin TJ Speed për kohën 34 minuta e 52.9460 sekonda.
Zendeli e sheh veten në vendin e nëntë të renditjes së përgjithshme me 116 pikë, 90 pikë më pak se lideri, Rowe.
Më poshtë mund ta shihni postimin e Zendelit në Facebook.