Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me Presidenten e
Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, e cila qëndron në vizitë zyrtare në vend.
Duke e përshëndetur takimin e sërishëm në Shkup, Kryetari Xhaferi i konstatoi marrëdhëniet bilaterale
tredekadëshe të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe dinamikën e takimeve në të gjitha nivelet si
konfirmim më i madh i dëshirës së ndërsjellë për ndërlidhje më të afërt ndërmjet dy vendeve tona.
Sidomos u theksua mbështetja dhe mirënjohja e Republikës së Sllovenisë si partner dhe aleat
shumëvjeçar i integrimeve tona euroatlantike dhe kontribuues i rëndësishëm i ndihmës në çastet kur me
të vërtetë na nevojitet. U drejtuan urime për zgjedhjen e Republikës së Sllovenisë në vendin e anëtarit jo
të përhershëm në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2024-2025 dhe për
mundësinë për prezencë më të madhe të vendeve të vogla dhe kontributin e tyre në gjetjen e zgjidhjeve
për sfidat aktuale në botë. Kryetari Xhaferi e informoi bashkëbiseduesen e vet edhe për përgatitjet aktuale
për ndryshimet kushtetuese dhe për procesin e skriningut, si edhe për aktivitetet aktuale për ndihmë dhe
mbështetje të Ukrainës si pjesë e obligimeve nga anëtarësimi jonë në NATO.
Presidentja Natasha Pirc Musar, duke shprehur mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë në Kuvend, sugjeroi
qartë se vendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në BE dhe se mbështetja sllovene në atë rrugë
edhe pas anëtarësimit në BE, do të vazhdojë me intensitet të pa zvogëluar si edhe deri tani. Shprehu
mirëkuptim për ngjarjet në kontekstin rajonal dhe për lëshimet që vendi ishte doemos ti bëjë për
anëtarësimin në NATO dhe për fillimin e negociatave me BE-në. Në këtë kontekst, sugjeroi se edhe pse procesi i aderimit në BE sjell me vete shumë sfida, për të cilat Sllovenia ka përvojën e vet, është me
rëndësi të shfrytëzohet momenti dhe të merren vendime shtetërore të cilat do të sjellin përfitime për
gjeneratat e ardhshme. Si fakt, e ndau rritjen e BPV të Sllovenisë për 91 përqind pas anëtarësimit në BE,
dhe përvojat e dobishme në shfrytëzimin e fondeve evropiane paraaderuese për zhvillimin e mjediseve
rurale sllovene.
Të dy bashkëbiseduesit i përshëndetën mundësitë për studimin e të rinjve nga Republika e Maqedonisë së
Veriut në universitetet sllovene me kushtet e njëjta si edhe qytetarët sllovenë dhe potencialet që
ekzistojnë në planin ekonomik dhe të cilat duhet të shfrytëzohen sa më shumë në të ardhme.