Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të bisedojë me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Ai ka deklaruar për RTS-në se nuk do të flasë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, sepse siç tha ai “nuk ka çfarë të diskutohet me të”.
Siç tha Vuçiq më tutje “biseda me Kurtin nuk ka kuptim”, transmeton Klankosova.tv.
“Unë do të shkoj në Bruksel të flas me Borrellin një orë, dy deri në dhjetë, Me Kurtin nuk kam se çfarë të flas”, tha Vuçiq.