Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 35 vite burg për Ludjan Zaimin, i cili mbrëmjen e 23 majit 2022 vrau kolegun e tij në ambientet e komisariatit nr 3 në Tiranë.
Seanca u mbajt sot në gjykatën e Tiranës.
Ngjarja e rëndë u shënua brenda në ambientet e komisariatit nr 3 në Tiranë, në zyrën e instruktazhit, pak para se të merrnin turnit. 25 vjeçari, efektiv i policisë qëlloi 6 herë me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, 55-vjeç. Të dy ishin me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme dhe krimi i rëndë ndodhi pak para se të merrnin turnin.
Saliasi u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.