Vrau ish-bashkëshorten “me bukë në gojë”/ Burgim të përjetshëm për Elton Metajn

Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm Etlon Metajn, për vrasjen e bashkëshortes, Sabrina Bengaj.

Ngjarja ndodhi në 10 shtator 2021 në qytetin e Fierit, kur Metaj shkoi i armatosur me një kallashnikov në familjen e ish-bashkëshortes, dhe pas një debati verbal ai qëlloi 23-vjeçaren e cila po konsumonte darkën.

Arrestimi i tij u bë i mundur pak orë pas vrasjes në një zonë të pyllëzuar në afërsi të fshatit Peshtan.

Në atë periudhë, familjarët e Sabrina Bengaj thanë se Metaj ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes. Çifti ishin prindër të një fëmije të mitur.