Versioni tjetër i ngjarjes, kushëriri i Eraldos: Noizy ka shkuar me të fejuarën e tij

Ditën e sotme policia arrestoi 26-vjeçarin Eraldo Musteqja, që i vendosi për herë të dytë me qëllim zjarrin lokalit të Noizy-t tek Currilat, Durrës.

Vetë reperi e ekspozoi kushëririn e tij, duke i treguar fytyrën teksa shprehej se që i vogël kishte qenë problematik, pasi kishte ndërruar fe duke u kthyer në një besimtar ekstremist.

Noizy tregoi se nuk i mbante inat kushëririt me të cilin ishte rritur, mirëpo kushëriri i Eraldos ka treguar një tjetër version të historisë për “Joq”.
Ai thotë se më parë Eraldo ka punuar në lokalin e Noizy-t si kuzhinier, por për disa muaj me radhë ka patur probleme me babain e reperit i cili menaxhon edhe lokalet e tij. Kushëriri i Eraldos thotë se ai nuk ka marrë rrogën prej 4 muajsh dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Noizy ka kryer marrëdhënie me të fejuarën e Eraldos, që e konsideronte shok të ngushtë.

Më tej ai thotë se nga mllefi për këto që i kishin ndodhur, Eraldo ka ndërmarrë këto veprime.