Vëllazërimi i Sllatinës do të zhvillojë përballjen e parë pas rithemelimit të klubit që drejtohet nga trenerët Zemri Idrizi dhe Sejdi Idrizi informon Tetovasot.
Ndeshja miqësore do të luhet me skuadrën nga Dobroshti dhe do të zhvillohet këtë të shtunë në stadiumin ” Dobrosht Arena” në orën 18.00
Kjo do të jetë edhe një mundësi për të testuar lojtarët që tashmë disa ditë po stërviten intenzivisht .
Vëllazërimi nga Sllatina është rikthyer të garojë për sezonin 2023-24 me ambicje të mëdha .Tetovasot