Forcat e Vetëmbrojtjes së Japonisë kanë testuar Starlink që nga marsi me synimin për të adoptuar teknologjinë vitin e ardhshëm fiskal.
Kështu kanë raportuar mediat të dielën, 25 qershor, duke cituar burime të paidentifikuara qeveritare.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ministria e Mbrojtjes tashmë ka qasje në satelitët e komunikimit në orbitën gjeostacionare, por përdorimi i teknologjisë Starlink, i operuar nga SpaceX i Musk, do të shtonte një plejadë satelitësh në orbitën e ulët të Tokës, tha Yomiuri.
Vendet në mbarë botën po kërkojnë të ndërtojnë qëndrueshmëri ndaj rrezikut të bllokimit të komunikimeve ose sulmeve ndaj satelitëve në rast konflikti.
Dhe Forcat e Vetëmbrojtjes së Japonisë kanë testuar Starlink që nga marsi me sistemin e vendosur në rreth 10 vende dhe në stërvitje, tha gazeta.
Ukraina ka vendosur teknologjinë Starlink në fushën e betejës por Rusia po përpiqet të bllokojë përdorimin e saj në rajon.
Musk tha në tetor se SpaceX nuk mund të përballojë të financojë pafundësisht përdorimin e Starlink në Ukrainë.