Ukraina vijon të sulmojë territoret e pushtuara nga Rusia. Luftimet e ashpra të zhvilluara në rajonin e Donjetskut në lindje të Ukrainës janë përshëndetur edhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai falënderoi trupat për angazhimin dhe rezultatet e arritura, por nuk pranoi të jepte më shumë detaje. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu gjatë një inspektimi të trupave deklaroi se ushtria ruse ka ndaluar një kundërofensivë në rajonin e Zaporizhas. Sipas tij gjatë luftimeve u shkatërruan 30 tanke dhe 10 mjete të blinduara. Ndërkohë në rajonin e Mikolaivit i cili është përfshirë nga përmbytjet për shkak të çarjes së digës në lumin Dnipro, organizatat që merren me çminimin janë bllokuar për shkak të përmbytjeve. Zona në fjalë njihet si nga sektorët me fushat më të mëdha të minuara. Por për shkak të ujit grupet e kanë pasur të pamundur për të ndërhyrë duke rritur shqetësimin. /Alsat.mk
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Takim Nikolloski-Ulusoy: Kemi potencial për të rritur bashkëpunimin ekonomik Maqedoni e Veriut-Turqi
- Lëvizja Arbëria hap zyrat në Shkup, prezent edhe liderët e VLEN-it
- MSH ka njoftuar se në vdekjen e foshnjës në Spitalin Gjinekologjik nuk është konstatuar gabim Mjekësor
- BDI emëron tre kryetarë të rinj të degëve të partisë, ja kush janë
- Toshkovski: MPB-ja vazhdon me luftën kundër krimit të organizuar, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 35 ton mjete piroteknike
- Kuvendi i Studentëve i UT-së organizoi aksion për dhurimin e gjakut
- Afat njëjavor për lirimin e “Tregut të grave”! Myftinia tërhiqet, shitësit do të punojnë deri në gusht
- TetovaSot zbulon propozimin e VLEN-it për një parti. (DOKUMENT)
- Programi i Psikologjisë i prezantoi gjetjet mbi shëndetin seksual dhe mirëqenien e të rinjve
- Sindikata e punonjësve të Universitetit të Tetovës organizoi koktel festiv për fundvit