Twitteri do ta ndryshojë emrin

Pronari i Twitterit, Elon Musk, ka konfirmuar planet dhe spekulimet se rrjeti i njohur social do ta ndryshojë emrin e tij.

Nën postimin në Twitter të Daily News, në një koment mbi lajmin se shkronja “X” mund të zëvendësojë emrin aktual të rrjetit social, si dhe logon e zogut blu, ai shkroi shkurt: “E vërtetë”.

Musk më parë la të kuptohet se Twitteri mund ta ndryshojë markën dhe emrin në të ardhmen.

Gjithashtu, ai theksoi se platforma e re “X” do të ketë një zgjedhje shumë më të madhe kur publikon përmbajtje me format më të gjatë, video, mesazhe, si dhe funksione dhe shërbime të tjera.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo