Theret me thikë një nxënës në Ferizaj – arrestohet i dyshuari


Të hënën në mëngjes, një nxënës në Ferizaj është therur me thikë nga një nxënës tjetër.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ma pranuar trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë, njofton Klan Kosova.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar nxënës i një shkolle të mesme ka pësuar lëndime trupore në këmbë nga një mjetë i prehtë thikë dyshohet të ketë shkaktuar nga i dyshuari mashkull kosovar nxënës i po të njëjtës shkollë”.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, sipas mjekut kujdestar jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.