Thaçi takoi shefin e misionit të OSBE-së, ambasadorin Kilian Vall

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi priti në takim pune sot shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Vall.

Në takim, siç bën të ditur Shërbimi për informim i partisë është diskutuar për çështjet aktuale politike në vend, ndërsa Thaçi siguroi ambasadorin se PDSH do të vazhdojë angazhimin për procesin integrues të vendit në Bashkimin Evropian dhe ndryshimet kushtetuese.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo