Në gjysmën e parë të kaluar të këtij muaji, deri më sot (16-qershor) në rajonin më të gjërë të Tetovës janë shqiptuar gjithsej 100 masa për drejtimin e automjeteve pa kaluar provimimin për patent shofer dhe pa leje të vlefshme informon Tetovasot. Më së shumti ka bëhet fjalë për të rinjtë e moshës së shkollës së mesme që drejtonin automjetet, kryesisht nëpër rrugët e qytetit, në shkollat e tyre apo në ambientet hotelierike ku qëndronin dhe argëtoheshin këto ditë. Të gjithë janë përjashtuar nga trafiku dhe për ta janë përgatitur parashtresa në përputhje me nenin 225 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, i cili parasheh gjobë prej 250 euro në kundërvlerë në denarë. Gjithashtu, një gjobë e tillë i pret edhe pronarët e automjeteve që i lënë të drejtojnë, edhe pse e dinin se nuk kishin patentë shoferi, kanë lejuar që veturat e tyre ti drejtojnë.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë rikujton dhe apelon para së gjithash adoleshentët e rinj që të përmbahen nga ngasja pa e dhënë provim për patent shofer, sepse në këtë mënyrë rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Krahas kësaj, këshillohen të gjithë drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes të madh dhe të përshtasin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, pasi për shkak të reshjeve të gjata të shiut, rrugët janë shumë të lagështa dhe të rrëshqitshme, dhe në disa vende të mbushura me ujë. Ata këshillohen që të kenë kujdes edhe ndaj këmbësorëve përreth që të mos i spërkasin me ujë, pasi kjo paraqet kundërvajtje, për të cilën gjoba është 35 euro në kundërvlerë në denarë.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Nikolovski: Takimi i liderëve është akt vullnetar, LSDM po shndërrohet në Levicë, ndërsa Levica në LSDM
- Ramadani nga ASH: Qeveria teknike nuk duhet shndërruar në mjet presioni politik
- Qeveria e miratoi propozimin e Komisionit për nominimin e kandidatëve për gjyqtar në GJEDNJ
- Dy burra në qytetin e Negotinës kishin orgji homoseksuale, njëri pěrdhunoi një të mitur 14-vjeçar, policia u ngrit padi penale
- Në Vevçan mbahet karnavali tradicional
- VLEN largon nga puna Burhanin, invalid në karocë!
- Rreth 16 mijë persona me pagë deri në 23.000 denarë, mbi 1.000 euro pagë kanë rreth 56 mijë persona
- Unë, Shqiptari i Neoshqiptarizmës!
- Qendra e skijimit “Kodra e Diellit”: Pronarët e veturave të parkuara përgjatë rrugës në ski-qendrën t’i largojnë menjëherë automjetet e tyre
- Pas përmbytjeve të mëdha, normalizim i ngadalë në Kosovë e Shqipëri – Maqedonia dërgon ekipe ndihmëse në Serbi