Ejup Berisha
Cirku politik në RMV po vazhdon. Në rolin e kllounëve nuk janë punëtorët e Cirkut por politikanët e vendit. Ky nuk është një Cirk gazmorë e argëtues por është tragjik vajtues. Në vend që qytetarët e vendit të qeshin këta janë të obliguar të trishtohen dhe të vajtojnë me sjelljet dhe veprimet e politikanëve të këtushëm. Këta të fundit kanë për obligim që jetët e qytetarëve ti shkarkojnë nga problemet, vështërsitë dhe brengat por jo këta nuk i bëjnë këto gjëra por të njëjtët vazhdojnë që akoma qytetarët ti ngarkojnë me gjëra të tilla. Politikanët e shteteve normale dhe demokratike e kanë të vështirë angazhimin e tyre në politikë sepse nuk i kanë mundësitë liritë dhe lukset që të bëjnë ctë duan vetë. Ndërsa në shtetet jonormale dhe joserioze politikanët kanë mundësi të bëjnë bukfalisht cfar të duan dhe këta veprimet e tyre i llogaritin si tejet normale e serioze dhe si tentim për zbatim parimesh dhe vlerash. Nëse veprimet e fundit të politikanëve vendorë mund ta marrin epitetin normale atëher unë kërkoj falje që e kamë shkruar këtë tekst dhe lirisht do të kërkoj vizitë te psikiatri. Këta njerëz kanë obligime që të zbatojnë detyra dhe verpime konkrete të parapara me Kushtetutë dhe me ligjet pozitive të vendit. Këto akte normative nuk përmajnë deshira dhe teke personale të politikanëve por ato parashohin zbatim të përpiktë dhe të domosdoshëm të aktiviteteve akcioneve dhe detyrave që duhet tu sigurojnë të mira dhe përparsi juridike ekonomike dhe sociale qytetarëve si dhe status të përparuar politik shtetit brenda dhe jashta kufijve të tij. Ata politikan që nuk i sigurojnë këto gjëra nuk kanë cfar kërkojnë në politikë. Cirku trishtues dhe vajtues i politikanëve të RMV-së fatkeqsisht po vazhdon. Cirk më tragjik dhe më vajtues se takimi i fundit mes liderit të pozitës njëherësh dhe Kryeministër i RMV-së Dimitar Kovacevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së opozitares maqedonase Hristijan Mickovski nuk ka. Partitë maqedonase duhet të punojnë pandëpre për të mirën e qytetarëve dhe të shtetit e jo tërë kohës të bëjnë spektakël cirku. Republika e Maqedonisë së Veriut ka për obligim primar që ti zbatojë ndryshimet kushtetuese. Me to kjo duhet ti fus në kushtetutë pjestarët e bashkësisë etnike bullgare e jo politikanët maqedonas të merren me idenë që ti dëbojnë shqiptarët nga Qeveria. Partitë shqiptare janë të domosdoshme në Qeveri për ti shqyrtuar dhe miratuar ndryshimet kushtetuese dhe për të punuar për të mirën e qytetarëve këtu. Me këto veprime politikanët e vendit do ti hapnin dyert e antarsimit të RMV-së në BE. Futja e bullgarëve në kushtetutën e RMV-së është faktorë stabiliteti dhe demokratizimi të shtetit dhe të shoqërisë. Ndërsa mbajtja e Partive shqiptare në Qeveri është faktorë kohezioni dhe sinjal për forcimin e bashkjetesës dhe i funkcionimit normal të shtetit. Prandaj politikanët duhet të marrin vendime të mencura e të guximshme e jo tërë kohës të bëjnë shaka me të tashmen dhe të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve të këtushëm. Për ti bërë këto gjëra këta duhet të bëhen më të matur, më të arsyeshëm dhe mē serioz. Duhet të shpallet i mbyllur Cirku politik i cili funkcionon më tepër se 30 vite dhe politikanët me seriozitetin më të madh tu qasen obligimeve dhe detyrimeve që i kanë ndaj shtetit dhe qytetarëve.Nuk është më koha për Cirk politik por për maturi largpamësi dhe për mencuri politike.