Një person ka humbur jetën dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një stuhie rërë që përfshiu një pjesë të madhe të territorit të Egjiptit.
Pamjet nga stuhia e rërës, të publikuara në internet janë bërë virale. Videot nga Kajro dhe nga Kanali i Suezit tregojnë intensitetin e fenomenit që prodhoi imazhe të një bote tjetër.
Kanali i Suezit është një nga rrugët ujore më të përdorura në botë për transportin e njerëzve dhe mallrave.
Në Kajro, stuhia e rërës shkaktoi shembjen e një platformë që ra mbi katër makina në qendër të qytetit.
There was a massive sandstorm in Egypt earlier today, this is what it looked like in Suez https://t.co/IywnzZeibn
— Ahmed Shawkat | أحمد شوكت (@AhmedShawkatCBS) June 1, 2023