SKANDALI I VIDEOS EROTIKE, ENI ÇOBANI: NJË NJERI KA PËRFITUAR NGA KJO NGJARJE, E VLERËSOJ GJICIN

Skandali i videos erotike të ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka shkaktuar neveri dhe reagime të shumta nga qytetarë të thjeshtë, por edhe nga politikanë dhe personazhe të njohur për publikun shqiptar.

Në lidhje me skandalin e Gjicit ka folur edhe juristja Eni Çobani. Ajo tha se ngjarja ka lënë dhe tek ajo një shenjë, edhe pse nuk e ka komentuar.

“Ky rast më ka prekur, se është dhënë një shfaqje publike shumë e rëndë, e një personazhi publik që vjen nga një botë biznesi, që ka krijuar një emër, të mirë apo të keq nuk e di. Gjëja që më ka dhembur më shumë, sinqerisht ka qenë familja. Kam menduar në moment se çfarë dëmi të parikuperueshëm kanë pësuar.