Shtetet në gjithë botën janë duke u përgatitur për mot ekstrem, më vonë gjatë vitit, meqë bota do të përballet me El Ninon – fenomenin klimatik që nxit ciklone tropikale në Paqësor, ashtu sikurse shira të rrëmbyeshëm dhe rrezik për vërshime, në kontinentin amerikan dhe rajone tjera. Ditë më parë administrata amerikane për Oqeane dhe Atmosferë, ka deklaruar se El Nino është duke ardhur. Në tre vjetët e fundit, ky fenomen është dominuar nga fenomeni tjetër, La Nina. Shkencëtarët besojnë se ky vit është shqetësues. Herën e fundit kur El Nino është shtirë në kapacitet të plotë ka qenë viti 2016, kur bota e ka regjistruar vitin më të nxehtë ndonjëherë. Meteorologët presin që El Nino këtë vit, i përzier me ndryshimet klimatike, do ta përballë botën me temperatura edhe më të larta. Ekspertët janë të shqetësuar edhe se çfarë mund të ndodhë me oqeanet. Shtrirja e El Ninos nënkupton që ujërat në lindje të Paqësorit janë më të nxehta sesa zakonisht. El Nino mund të rezultojë me humbje prej 3 trilionë dollarëve në nivel global, pasi moti ekstrem ndikon në prodhimet bujqësore, në prodhim të mallrave tjera dhe ndihmon në përhapjen e sëmundjeve.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- E pabesueshme në mes të verës në Maqedoninë e Veriut! Bora zbardh Pelisterin, temperaturat bien me 14°C brenda vetëm 24 orëve
- Sezona e dasmave në Kosovë, Administrata Tatimore: Kemi intensifikuar veprimet ndaj restoranteve, frizereve, këngëtarëve…
- Gjorgjievski paralajmëron sanksione: Një substancë e pazakontë e bardhë me shkumë ka mbuluar derdhjen e lumit Lepenc në lumin Vardar
- Rama: Në protestën për Zvërnecin pati ndërhyrje të huaja dhe manipulime me lajme të rreme
- Me veturë shkeli brutalisht një qen në Ulqin, tentoi të arratisej, por u kap në kufi një grua nga Maqedonia
- MPB: Të hënën në mëngjes grevë e doganierëve grekë në pikat kufitare
- Substancë e bardhë dhe shkumë në derdhjen e Lepencit në Vardar, autoritetet nisin hetimet
- Kapet në flagrancë një mashtrues nga Kavadari , atij iu gjetën 2.000 euro të përpunuara paraprakisht në mënyrë krimo-teknike
- Përplasen në aksident 4 vetura në Shkup, lëndohen 6 persona
- Doli nga shtypi libri “Veshalla – Përjetimet dhe kujtimet e mia”, i autorit Merxhan Jakupi