Shtetet në gjithë botën janë duke u përgatitur për mot ekstrem, më vonë gjatë vitit, meqë bota do të përballet me El Ninon – fenomenin klimatik që nxit ciklone tropikale në Paqësor, ashtu sikurse shira të rrëmbyeshëm dhe rrezik për vërshime, në kontinentin amerikan dhe rajone tjera. Ditë më parë administrata amerikane për Oqeane dhe Atmosferë, ka deklaruar se El Nino është duke ardhur. Në tre vjetët e fundit, ky fenomen është dominuar nga fenomeni tjetër, La Nina. Shkencëtarët besojnë se ky vit është shqetësues. Herën e fundit kur El Nino është shtirë në kapacitet të plotë ka qenë viti 2016, kur bota e ka regjistruar vitin më të nxehtë ndonjëherë. Meteorologët presin që El Nino këtë vit, i përzier me ndryshimet klimatike, do ta përballë botën me temperatura edhe më të larta. Ekspertët janë të shqetësuar edhe se çfarë mund të ndodhë me oqeanet. Shtrirja e El Ninos nënkupton që ujërat në lindje të Paqësorit janë më të nxehta sesa zakonisht. El Nino mund të rezultojë me humbje prej 3 trilionë dollarëve në nivel global, pasi moti ekstrem ndikon në prodhimet bujqësore, në prodhim të mallrave tjera dhe ndihmon në përhapjen e sëmundjeve.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mickoski: Hetimi për drogën prek emra të rëndësishëm nga opozita
- Azeski: Në dy vitet e ardhshme në vend do të hapen perspektiva për mbajtjen e të rinjve në vend
- Ristoska: Zgjedhja e prokurorit publik shtetëror duhet të jetë i bazuar në cilësi
- Andonovski: Internet publik falas në 64 komuna
- Këshilli për Organizimin e Kongresit të Aleancës për Shqiptarët mbajti mbledhjen e parë
- Ziberi: Me bindje të plotë iu bashkova LD së Mexhitit, Kongresi shkak i largimit nga BDI
- Bashkëshortja e Orce Gjorgjievskit paralajmëron padi ndaj LSDM nëse nuk kërkojnë falje publike
- Protesta e PD në Tiranë, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë
- Fundjava me erë dhe reshje të lehta bore
- Osmani takohet me Rubion, diskutohet anëtarësimi i Kosovës në NATO