Pasi i dha lamtumirën e tij Barcelonës, klubi që e bëri lojtarin që është sot, Sergio Busquets ishte në kërkim të një klub të ri.
Në orët e vona të natës, Fabrizio Romano, gazetari i njohur italian, bëri të ditur se Sergio Busquets ka pranuar transferimin e tij me parametra zero në SHBA, tek Inter Miami. Mesfushori spanjoll ka firmosur kontratën menjëherë dhe tashmë ai do të jetë shok skuadrë me Messin në klubin e David Beckham.
Busquets refuzoi milionat saudite për të provuar eksperiencën pranë mikut të tij të vjetër, Leo Messi.