Rusia në prag të një konflikti civil! Ushtria Wagner mund të bëjë grusht shteti

Rusia duket se po shkon drejt një lufte civile, pasi shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin ka nisur një aksion për të rrëzuar nga pushteti Vladimir Putin.

Pak fjalë për ushtrinë Wagner!

Grupi Wagner është një organizatë paraushtarake ruse. Ajo shihet si një kompani private ushtarake, një rrjet mercenarësh , ose një ushtri private de facto e ish-aleatit të ngushtë të Presidentit rus Vladimir Putin, Yevgeny Prigozhin. Grupi operon përtej ligjit në Rusi, ku kompanitë private ushtarake janë zyrtarisht të ndaluara. Për shkak se operon në mbështetje të interesave ruse, merr pajisje nga Ministria Ruse e Mbrojtjes dhe përdor pajisjet e Ministrisë së Mbrojtjes për trajnim, Grupi Wagner thuhet se është një njësi de facto e Ministrisë së Mbrojtjes ose agjencia e inteligjencës ushtarake e Rusisë,

Për çfarë po e akuzon Putin shefin e ushtrisë Wagner

Kremlini e ka akuzuar shefin e Wagner për nxitje të nxitje të rebelimit pasi ai akuzoi Rusinë për një sulm vdekjeprurës me raketa kundër trupave të tij.

Autoritetet ruse e mohuan sulmin dhe kërkuan nga Prigozhini që t’i ndalojë “veprimet e paligjshme”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është njoftuar për situatën dhe po merren të gjitha masat e nevojshme, tha zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov.

Për çfarë e akuzon shefi i Wagner Putin?

Themeluesi i kompanisë mercenare ruse Wagner, Yevgeny Prigozhin, deklaroi sot se ai hyri në Rusi me trupat e tij për të përmbysur hierarkinë ushtarake, duke deklaruar se ishte “gati të vdiste” me 25,000 burrat e tij për të “çliruar popullin rus nga ata që bombardojnë popullsinë civile”.

Në mesazhe të përsëritura gjatë ditës së djeshme, shefi i Wagner tha se sulmet nga ushtria ruse kishin shkaktuar “një numër shumë të madh viktimash” në radhët e saj.