Me fillimin e sezonit turistik veror, nga nesër (01-korrik) deri më 01- shtator të këtij viti, në zonën e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë do të vendoset regjim i posaçëm i qarkullimit për mjetet motorike me ngarkesë mbi 7 tonë e gjysmë. Sipas këtij regjimi, nga dalja nga Gostivari deri në Strazhë dhe përgjatë rrugës për në Mavrovë, kamionët nuk do të lejohen të lëvizin të premteve nga ora 15 deri në 22:00, të shtunave nga ora 07:00 deri në orën 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në mesnatë dhe të dielave nga ora 07.00 e mëngjesit deri në 22:00. Përjashtim nga këto ndalime do të bëjnë kamionët që transportojnë bagëti të gjalla, mallra që prishen, si dhe grrur dhe produkte tjera të drithërave.
SPB Tetovë informon gjithashtu se, nëse automjeti nuk i respekton ndalesat e vendosura, menjëherë do të përjashtohet nga komunikacioni dhe ngasësit do t’u shqiptohen kallëzime përkatëse, në të cilat parashikohet gjobë prej 45 euro në kundërvlerë në denarë. SPB Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve të mallrave që me kohë të kontrollojnë korrektësinë teknike, të mos dalin në rrugë të lodhur dhe të respektojnë plotësisht sinjalistikën ekzistuese në komunikacion. Kjo veçanërisht vlen për automjetet që do të lëvizin në drejtim të qendrave turistike të Ohrit dhe Mavrovës.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Kasami përkujton Masakrën e Reçakut: Plagë e hapur në historinë kombëtare
- “Plumbi i Artë”/ Diskutohet në seancë arratisja e Altin Ndocit, çfarë thanë palët dhe vendimi i gjykatës
- Merr flakë banesa në Korçë, ndërron jetë e moshuara
- Si u vra Arkani në hollin e hotelit Intercontinental në Beograd, 25 vite nga vdekja e paramilitarit famëkeq serb
- Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti – Mickoski, çfarë po sinjalizohet?
- LSM do të protestojë, kërkon rritjen e pagës minimale
- Vëllai i Hashim Thaçit takon ambasadorin William Walker, e falënderon për kontributin për Kosovën
- Kapеt një kompani në flagrancë – ofronte në mënyrë të paligjshme shërbime postare dhe kontrabandonte dërgesa, Drejtoria e Doganave ngre kallëzim penal kundër dy personave
- Fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë
- Inspektorati Shtetëror i Tregut me 40 inspektorë të rinj në gjysmën e parë të vitit