Ambasadorja amerikane në vend, Angela P. Aggeler sot tha se po ndjekin situatën dhe po shohin se çfarë efekti do të ketë në sistemin vendas shpallja e Ramiz Merkos për person “non grata” nga SHBA-të, shkruan TV21. Aggeler tha se si ambasadë, duartrokasin çdo veprim të Qeverisë që tregon se kjo shpallje është marrë seriozisht.
“Do të vazhdojmë të shikojmë, të shohim se çfarë efekti ka kjo. E di se ka pasur një numër zërash brenda Qeverisë, dhe veprime, për ta marrë shpalljen e fundit seriozisht dhe për ta ndjekur të njëjtën dhe ne e duartrokasim këtë”, tha Aggeler.