Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas kërkesës së Përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Joep Borrell, i cili i ka kërkuar presidentit serb Aleksandar Vuçiq që t’i lirojë pa kushte tre policët e Kosovës që po mbahen të burgosur në Serbi.
Rama, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se pa largimin e tre policëve kosovarë shëndosh e mirë nga Serbia nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përpara në dialog.
“Pa largimin e tre djemve shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë!”, ka shkruar Rama.
“Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! Por, para së gjithash: Liroji tre policët”, ka shkruar Rama.