PSG-ja siguron Asension dhe Ugarten, zbulohen detajet


Paris Saint-Germaini ka siguruar sherbimet e Manuel Ugarte dhe Marco Asensio.

“L’Equipe” ka raportuar se të dy futbollistët kanë udhëtuar drejt kryeqytetit francez për të finalizuar transferimin.

Ata thuhet se janë duke kryer testet mjekësore këtë të hënë.

Asensio në “Parc des Princes” do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Real Madridin skadon këtë verë.
Spanjolli 27-vjeçar ka rënë dakord për një kontratë 4-vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Sa i përket Ugarte, PSG-ja ka gjetur një marrëveshje në parim si me lojtarin ashtu edhe me Sporting Lisbonën.

Parisienët do të paguajnë klauzolën e lirimit prej 60 milionë eurosh të mesfushorit nga Uruguai.

22-vjeçari thuhet se do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me kampionët e Francës.