Ejup Berisha
Amerikën me Serbinë e ka mqu si atë djalin që e don shumë atë vashën por ajo se do këtë djalin por e do më shumë atë djalin tjetër. Nga ana tjetër Serbia nuk e don aspak Amerikën por më shumë e don Rusine. Sa i përket Kosovës kjo nuk po ka aspak fat në dashuri apo më konkretishtë në aleanca politike ndërkombëtare. Kështu ajo po e do shumë Amerikën por ky supershtet më shumë ja ka vëndu syrin Serbisë. Shumica e kosovarëve më shumë se tridhjet vite u mbytën duke brohoritur Rroftë Amerika, Rroftë Amerika e kjo tani po brohoritë Oj Serbi ta puthësha syrin se askush nuk guxon ty me ti prekur bandat dhe kriminelët që janë te angazhuar dhe të udhëzuar nga ti dhe Rusia për të bërë probleme e trazira në Kosovë që të derdhet gjak shqiptari e amerikani.E gjithë kjo me qëllim që të krijohen rrethanat për të shpërthyer ndonjë konflikt i ri në Ballkan që do të mund të ishte shkas për fillimin e luftës së trete botërore. Skenar tanimë i njohur ruso-serb. E Serbia nga ana tjetër duhet ti ndihmon vëllaut të madh Rusisë në luftën e fundit kundër Ukrainës dhe perendimit. Ateher pse Amerika në rastin e ndodhive të fundit në Veriun e Mitrovicës verbërisht dhe naivisht u pozicionua në anën e Serbisë. Kjo atje në anën e saj e ka vetëm Vucicin i cili me një këmbë është me Uashingtonin ndërsa me këmbën tjetër është me Kremlinin. Vucici pra me shpirt dhe me zemër e don Rusinë ndërsa Amerikën e don vetëm për xhep. Pra Amerika gabon në vlersimet për pozicionimin e Vucicit ky ka qenë eksponent i Milloshevicit por është edhe argat i kriminelit qetnik Sheshel. Kryekrimineli i parë Millosheviqi ishte i lidhur me Rusine por edhe kryekrimineli i dytë vazhdon te jetë në lidhje të ngushta me Rusinë. Nga ana tjeter në Kosovë Amerika gëzon mbeshtetjen maksimale dhe masovike të shumicës absolute të shqiptarëve. Dhe parashtrohet pyetja se pse Amerika po i deshpëron shqiprtarët e kosoves dhe shqiptarët në përgjithësi. Amerikë e dashur dashuria fitohet me deshirë e me vullnet edhe te palës tjetër e ti këtë dashuri e ke padyshim nga shqiptarët ne pergjithesi pervec te atyre shqipfolësve që kane marrë dhe marrin lek dhe resurse nga Rusia dhe Serbia për të luftuar për ngadhnjimin e kauzes sllave jo vetëm në Kosovë por edhe në viset e tjera shqiptare në rajon. Te tillë shqipfolës ka shume më tepër se para 24 vitesh kur u bë lufta shqiptaro-serbe në Kosove dhe në Luginën e Preshevës. Në Serbi Amerika përsëris në anën e vet e ka vetëmse simpatinë e dyshimtë dhe të zbehtë të Presidentit Aleksandar Vucic por jo edhe të shumicës së serbëve pra të gjithë këta atje apo 99.9 perqind e tyre e duan-janë të dashuruar në Rusinë. Ndërsa me shqiptarët Amerika e ka më ndryshe këta 95 përqind e duan shumë Amerikën dhe Perendimin dhe vetëm 5 përqind e tyre e duan Serbinë dhe Rusinë.