Ditën e sotme Kreu i Republikës Bajram Begaj, ka pritur në ambientet e Presidencës homologu i tij i Estonisë, Alar Karis.
Në konferencën e tyre të përbashkët, dy krerët e shteteve vunë theksin te bashkëpunimi në sektorë të ndryshëm e po ashtu në mbështetjen e përbashkët ndaj Ukrainës.
Presidenti Karis u shpreh se Estonia e mbështet vendin tonë në rrugën e integrimit evropian.
“E falënderoj për këtë takim të frytshëm, jam i kënaqëur që jam në Tiranë për herë të parë si President, nga hera e fundit i shoh ndryshimet, bota përreth gjithashtu ka ndryshuar. Vendi juaj ka marrë hapa të rëndësishëm në rrugën e gjatë drejt BE, qoftë në sektorin e drejtësisë. Ju nxis që të përshpejtoni reformat në çdo front, dua t’ju siguroj se Estonia është një mbështetës i fortë i integrimit tuaj në BE. Estonia mbështet integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Reformat janë çelësi për t’iu bashkuar, por janë dhe thelbësore për zhvillimin e vendit tuaj. Integrimi në BE jep mundësinë për zhvillim rajonal dhe brenda vendit. Prej luftës së nisur nga Rusia, ka dhënë një nxitje të re për anëtarësimin. Sot kemi po të njëjtën mendësi si aleat në NATO. Në Bratislavë diskutuam dhe për samitin e ardhshëm të NATO-s, është e rëndësishme që të përshtasim mbrojtjen dhe të mbajmë dyert e hapura për vendet, nuk do të ketë më zona gri në Europë e prandaj duhet mbështetur Ukraina tani“, u shpreh Karis.
Ai tha po ashtu se Estonia dhe Shqipëria do kenë një bashkëpunim intensiv në fushën e sigurisë kibernetike.
“Shqipëria ka qenë një ndër gurët e themelit të stabilitetit në këtë rajon. Prandaj takimi i sotëm ishte përqendruar gjithashtu në arritjen e sigurisë dhe mbështetjen e Ukrainës, pa rezerva. Shqipëria ka bërë një punë të shkëlqyer në Këshillin e Sigurisë në OKB. Javën e kaluar unë vetë vizitova Ukrainën, situata është serioze dhe lufta është e kushtueshme, edhe në ditën ndërkombëtare të fëmijëve atje vriten fëmijë. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që t’i sjellim këta fëmijë, llogaridhënia duhet të fillojë në nivelet më të larta. Ne duhet t’i bindim vendet e Europës që t’i vijnë në ndihmë Ukrainës tani. Shqipëria dhe Estonia mund ta intensifikojnë bashkëpunimin edhe në fushën e teknologjisë. Situata e sigurisë na kërkon të shpenzojmë më shumë, kjo përfshin dhe fushën e sigurisë kibernetike, nesër do kemi një trajnim për këtë. Shpresoj që kjo vizitë të kontribuoj për këtë fushë“, ka deklaruar ai.