Gruaja e Sergio Ricos, Alba Silva, ka konfirmuar se portieri i Paris Saint-Germain ka dalë nga koma.
Rico ka qenë në koma për tre javë pasi pësoi një aksident gjatë kalërimit në Andaluzi. Ai mori lëndime në kokë.
Javën e kaluar, me kërkesë të familjes së lojtarit, spitali “Virgen del Rocio” në Sevilla, ku po trajtohet Rico, tha se përditësimet e rregullta për gjendjen e portierit do të ndërpriten.
Përditësimin e fundit rreth gjendjes së 29-vjeçarit e dha gruaja e tij, e cila dha një lajm pozitiv.
“Më në fund mund të shohim fundin e tunelit. Ne po shkojmë atje hap pas hapi. E dija që në fillim se do ta kalonte sepse është kampion”, tha ajo për mediumin spanjoll “Telcinco”.
“Ne po ecim hap pas hapi. Duhet të kemi durim”, deklaroi Alba Silva.