Policia mbylli lokalin duke ia ndërprerë në mes performancën, shpërthen Stresi

Mbrëmjen e djeshme Stresi nuk arriti të përfundojë mbrëmjen dhe performancën e tij në Vlorë ashtu siç ishte planifikuar.

Artisti ishte ftuar për të performuar para publikut në një nga lokalet atje por nuk e përfundoj pasi një aksion i Policisë ia ndërpreu duke mbyllur lokalin më herët për shkak të zhurmës.

Kjo solli dhe revoltën e tij, i cili në rrjetet sociale ka hedhur të gjithë ‘vrerin’ që ka ndaj Policisë dhe ndaj shtetit.

Përmes një ‘Instastory’, ai i drejtohet shtetit duke pyetur sesi do mbahet turizmi në vendin tonë, nëse muzika mbyllet në orën 23:00. Më tej, ai shton se mbrëmjen e kaluar mbi 2000 turista u kthyen të dëshpëruar pas mbylljes së muzikës.
Ja reagimi i Stresit:

‘Brravo b****… Imagjino në Ibiza apo le të themi Sardenia të mbyllet muzika në orën 23:00, kurrë ato mijëra turistë s’do vin vitin tjetër. Si do e mbani turizmin? Të paktën mbi 2000 turista sonte u kthyen të dëshpëruar, në fakt se keni problem ju po kur nuk çohet iher populli t’ju *** robt juve iher e mirë k***’