Plas dajaku në Sarandë, dhunohen dy policë

Dy oficerë të policisë së Sarandës janë dhunuar nga disa persona pasditen e sotme.

Mësohet se policët kanë pikasur 23 vjeçarin Perikli Naci dhe tentuan ta kapin pasi kishte thyer masën e arrestit.

Në tentativë për ta ndaluar, ata janë dhunuar nga 23 vjeçari dhe disa shtetas të tjerë.