Edmond Sulo 54-vjeç dhe Spiro Llambri, 62 vjeç janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Sarandës me plagë të shkaktuara nga mjet prerës, në kokë dhe një poshtë sqetullës.
Nga të dhënat e para, të dy janë sulmuar me thikë nga 52-vjeçari Fatmir Jashari. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.2. Mësohet se Jashari, ndryshe i njohur me pseudonimin “Radari”, me profesion peshkatar është arrestuar në Korfuz në vitin 2000, pasi po kryente trafik droge me një skaf. Si pasojë, ai u dënua me 2 vite burg. Mësohet se Jashari, ndryshe i njohur me pseudonimin “Radari”, me profesion peshkatar është arrestuar në Korfuz në vitin 2000, pasi po kryente trafik droge me një skaf. Si pasojë, ai u dënua me 2 vite burg.
Policia gjeti nga kontrollet në banesën e tij në vitin 2009 3 zjarri automatike tip Kallashnikov, 2 kilogramë tritol, 680 kapsolla detonatore, ku 50 copë ishin të montuara me fije teli, 50 metra fitil ndezës, 1500 fishekë model 56 (automatiku) dhe 6 krehëra automatiku me fishekë.