Gjyqtari prishtinas, Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor në sfidën mes Finlandës dhe San Marinos të hënën e 19 qershorit, e vlefshme për Grupin H në kualifikueset e Euro 2024.
Asistent të Nuzës në këtë takim do të jenë Fatlum Berishaj dhe Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt është Visar Kastrati.
Njëri nga gjyqtarët më të mirë në futbollin kosovar ka njoftuar për këtë arritje të tij, duke thënë se është shumë i lumtur për besimin e dhënë nga UEFA.
Postimi pa ndërhyrje i Genc Nuzës
Të nderuar miq, kam kënaqësie të ndaj me ju edhe një tjetër arritje si gjyqtar ndërkombëtar i futbollit.
Krahas Kombëtares së Kosovës në futboll për herë të parë në histori të futbollit tonë, Kosova do të përfaqësohet edhe me gjyqtar në ndeshjet kualifikuese për Euro 2024.
Jam shumë i lumtur për një tjetër sukses dhe se ky emërim për ndeshjen,Finland-San Marino dëshmon edhe njëherë vlersimin e punës time profesionale nga ana UEFA-s. Krenar dhe i nderuar të jem gjithmonë gjyqtari i parë i Kosovës i cili bënë debutime në kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare ndër vite.
Paraqitjet në stadiume siç është “Helsinki Olypmic Stadium” me shumë histori,dikur ishin ëndërr tani janë realitet dhe se me punë do të synoj suksese edhe më të mëdha në të ardhmen. Së bashku me ekipin tim dhe kolegët nga Kroacia të cilët do të asistojnë nga sistemi VAR, uroj të kemi fat e sukses.