Pendarovski në Podgoricë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të PBEJL-së

Presidenti Stevo Pendarovski do të marrë pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL), që mbahet në Podgoricë.

Presidenti Pendarovski nesër do të mbajë fjalim në Sesionin plenar të takimit të shefave të shteteve dhe qeverive, ndërsa do të mbajë edhe konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq, në cilësinë e presidentëve të vendeve që janë kryesues aktual dhe të ardhshëm me PBEJL, kumtoi kabineti i shefit të shtetit.

Kryesimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore fillon më 1 korrik 2023.